Kryefaqja

Kryefaqja

Produkte te reja

Produkte të reja

KUSHTET E GARANCISE PER PAJISJE ELEKTROSHTEPIAKE 

I/E NDERUAR KLIENT/E

Lexoni me kujdes dhe vëmendje manualin e perdorimit të pajisjes, me qëllim që ju të jeni më te qartë për përdorimin sa më efikas të pajisjes suaj si dhe ndihmoni në bashkëpunimin tonë.

Mos hezitoni të kërkoni informacion nga stafi jonë si dhe të na kontaktoni në numrin: 0692074349

Ose e-mail: info@elektrotek-al.com

A.ME KETE GARANCI JU PERFITONI:

1 Funksionimin e pajisjes sipas manualit të përdorimit dhe brenda parametrave teknik që janë te  shfaqura në tabelën teknike në po këtë manual.

2 Riparimin falas e të gjitha defekteve që rrjedhin nga prodhuesi.

3 Zëvendësimin e pajisjeve me difekt fabrike e cila është konstatuar brenda 72 orëve te blerjes dhe aprovohet dhe nga teknikët e autorizuar nga Elektro-Tek si dhe pajisja është e padëmtuar fizikisht.

4 Konstatimin dhe njoimin brenda 72 orëve nga ardhja n ë servis e pajisjes.

5 Riparimin brenda 72 orëve, pas konstatimit te difektit, riparimin e pajisjes brenda 30 ditëve në rastin kur pajisja kërkon pjesë që porositen tek prodhuesi.Në këtë rast, klientit i jepet në përdorim një pajisje zëvendësuese.

KUJDES!!!

B.GARANCIA NUK ESHTE E VLEFSHME NE RASTET:

1 Kur pajisja nuk shoqërohet me këtë Fletë Garancie.

2 Dëmtimi me apo pa dashje e pullës së Garancisë (për ato që e kanë) nxjerr pajisjen automatikisht jashtë

garancisë.

3 Ndalohet rreptësisht ndërhyrja në pajisje nga persona të pa autorizuar nga Elektro-Tek.

4 Difektet që shkaktohen nga keqpërdorimi dhe përdorimi i pajisjeve jo në kushte teknike të vendosura nga

prodhuesi dhe të shfaqura ne tabelë teknike.

5 Dëmtimit të pajisjes nga lagështira.

6. MBITENSIONI, NENTENSIONI, LUHATJET DHE GODITJET E TENSIONIT.

7 Difekti shkaktohet nga dëme te dukshme , të jashtme ose te brendshme në pajisje.

8 Nga fenomene natyrore.

9 Në rast kur pajisja nuk ështe montuar sipas parametrave teknike dhe konstatohet nga teknikët e Elektro-Tek.

10. KUR PAJISJA NUK PERDORET PER PERDORIMIN SHTEPIAK.

11 Në pajisjet elektronike nuk përfshihen problemet që shkaktohen nga: viruset, driverat, antiviruset apo sistemi operativ etj.

12 Garancia për aksesore shoqërues ( bateri , kabllo etj.) është 1 javë .

KUSHTET E GARANCISE PER PAJISJE PER KONDICIONER 

Pasi te skadoje afati i percaktuari garancise, sherbimete servisit te pajisjes dote mbulohennga vete kliente